Nrekiq: TË HËNËN E MUNDUR MARRËVESHJA

Loro Nrekic, Ljoro Nrekic, Loro NrekiqBartësi i listës së Partisë demokratike të socialisteve në Ulqin Loro Nrekiq tha në deklaratë për Portal Analitika që beson se partitë shqiptare nuk do të arrijnë marrëveshjen për formimin e pushtetit në këtë komunë pa PDS dhe paralajmëroi vazhdimin e negociatave të hënën.

“Sipas këndvështrimit tim partitë shqiptare nuk do të arrijnë marrëveshjen për formimin e pushtetit lokal. Mendoj që është mirë për PDS që ato mos të arrijnë marrëveshje dhe të hënën të presim raundin e ri të negociatave dhe të përfundojmë punën”, tha Nrekiq.

Mbas konsultimeve të para nuk është arritur marrëveshja për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Nga PDS-ja kanë thënë më herët që çdo partner i koalicionit në nivel shtetëror është partner i tyre potencial dhe që nuk do të neglizhojnë asnjë subjekt politik dhe që do të bëjnë çdo gjë për të mirë të qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…