Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se janë krijuar kushtet për zgjerimin e Pikës Kufitare në Sukubinë, me Republikën e Shqipërisë.
Tash disa vite kjo pikë kufitare ka qarkullimin më të madh në shtet, nëpër të cilin këtë vit do të kalojnë rreth 2,5 milion persona, ose pesë herë më shumë seç ishte planifikuar kur u hap kjo pikë kufitare në vitin 2002.
Nrekiq tha se duhet të mundësohet qarkullimi sa më i shpejt i njerëzve dhe automjeteve në Sukubinë.