Nrekiq: URDHËR QYTETARËVE DHE SIPËRMARRËSVE TË ULQINIT

Nisur nga situata aktuale e krijuar si rezultat i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, kryetari i Komunës së Ulqinit sjell këtë

URDHËR
Obligohen të gjitha:
1. Farmacitë
2. Bankat
3. Postat
4. Dyqanet e ushqimit
Që të gjithë vullnetarëve me bluza ose me akreditimet zyrtare të Kryqit të Kuq të Malit të Zi në territorin e komunës së Ulqinit t’iu mundësohet qasje prioritare në ofrimin e shërbimeve dhe shitjen e mallrave.
Justifikimi
Duke u nisur nga fakti që Kryqi i Kuq i Malit të Zi ka bërë marrëveshje me të gjitha dyqanet e ushqimit për qasje prioritare në shitjen e mallrave vullnetarëve të kësaj organizate, në mënyrë analogjike kjo urdhër vlen edhe për të gjitha veprimtaritë e lartpërmendura.
KRYETARI,
Loro Nrekiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…