Partia demokratike e socialistëve të Malit të Zi sot feston jubileun – 25 vjetorin e formimit të kësaj partie politike.
Me këtë rast kryetari i Këshillit komunal të PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq ka uruar festën të gjithë anëtarëve të kësaj parti.
“Sot jemi të mbushur me krenari për të gjithë ato që kemi bërë në këtë çerek shekulli, në kohë të vështira, për Ulqin dhe Mal të Zi. Vazhdojmë të vendosur në rrugën e zhvillimit dhe përparimit, kyçjes në NATO dhe BE. PDS është garat që këtë do ta realizojmë”, thuhet në urimin e Nrekiqit dhe shpreh falënderimin votuesve dhe simpatizuesve për përkrahjen drejt këtyre qëllimeve.