Nrekiq: VENDIMI PËR ZGJEDHJE PËR DHJETË DITË

loro-nrekiqKryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq deklaroi se në mbledhje të këtij organ, e cila do të mbahet në dhjetë ditët e ardhshme, do të sillet vendimi se a do të mbahen në Ulqin zgjedhjet e parakohshme ose do të pritet termini i rregullt, me 4 shkurt.

Ai për „Pobjeda“ tha se PDS-ja ka shumicën për vendimin për shkurtimin e mandatit të Parlamentit lokal dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. „Pavarësisht prej asaj se nga Forca thonë që është më mirë të mos shkurtohet mandati, ne e kemi shumicën për këtë gjë. Në këtë shumicë janë PDS-ja me nëntë këshilltarë, Partia demokratike me shtatë, edhe partitë opozitare ndajnë qendrimin tonë, siç janë URA dhe PSD-ja“, shtoi Nrekiq.

Theksoi që qëndrimi i tij personal është që zgjedhjet në Ulqin të mbahen njëkohësisht me ato në Cetinë, Mojkovac dhe Petnicë, me 26 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi