Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin së shpejti do të fitojë pajisje me vlerë të cilat janë të nevojshme për punën më efikase gjatë intervenimeve, mëson Portali Ul-info.
Bëhet fjalë për 20 komplete të veshjeve për fikjen e zjarrit me vlerë 30.000 euro, ndërsa Komuna i siguroi mjetet e nevojshme.
Në këtë mënyrë u siguruan veshjet për gjysmën e përfaqësuesve të këtij shërbimi në të cilin punojnë 40 vetë.