NUK DUAM APO NUK MUNDEMI?

Pa dyshim, të gjithë qytetarët e Ulqinit krenohen me bukurit e tija natyrore që ia ka falur Zoti.  Po ti cekim gjithë ato bukuri dhe të mira që i ka qyteti do duhej kohë dhe dije, por mbi të gjitha nuk mund ti anashkalojmë disa veçori që i posedon e që e bëjnë të veçantë, jo veçse në Mal të Zi por në Ballkan dhe në mbarë Europën. Veçorit e radha që i posedon ky qytetë në krahasim me qytetet tjera është se mbrenda një qyteti mundë të gjejmë Detin, Lumin dhe Liqenin, ishull dhe gadishull, plazhet zallore, shkambore dhe gurore, tokë bujqësor , klimë të volitëshme subtropike, me një kulturë të veçantë dhe të lashtë shumë shekullore, me tolerancë fetare dhe kombëtare, etj..

Nga të gjitha kto begati dhe shumë tjera që nuk i përmendëm për dikë që nuk di për Ulqinin pa dyshim që do e joshë dhe do dëshironte ta vizitonte dhe ta njoftonte këtë qytetë, dhe për mendimit tim do ishte ide e mirë, por ballafaqimi me realitetin s’do mend  se do e zhgënjejë. Do Zoti që ky turist mos të vijë me anije se do ta ketë vështirë  për të hyrë në Marinë.

Që në fillim do vërejë se sezoni turistik i hapur para më shumë se dy muaj dhe 80% e kapaciteteve turistike janë të zbrazëta, ku më shtrënjët është shtrati në plazhë se sa një shtratë në akomodim privatë, ku qyteti në posedim ka lumin Buna si ujë të rrjedhshëm dhe të pishëm e ndërsa ujin e importon nga jashtë dhe atë ujë Liqeni, ku ekziston fabrika e prodhimit të kripës ndërsa fabrika private e kripës e importon më lirë kripen nga Egjipti, ku rërën e plazhit të vetë qytetarët janë të detyruar ta blejnë në qytetin fqinjë, qytetë ndër më së shumti rrënzë ullinjësh nuk ka fabrik të mirëfillt vaji për eksport, ku si qytetë bregdetar nuk ka klub vaterpoli, ku vendet me pamje me të bukura për hotele janë dedikuar për parking automjetesh, dhe në rrugë publike duhet paguar për të hyrë në plazhë, ku Marina pritet të ndertohet me vite dhe kur ndërtohet nuk mund të shfrytëzohet siç duhet, qendra e kulturës dhe pas ndërtimit shumëvjeçarë ende nuk ka video-projektor. E mbi të gjitha vëren se ky qytetë me këto pasuri natyrore ka buxhet dhe  paga me të ultëta se qytetet tjera të Malit të Zi, e, për koeçidencë, ka kryetarin e komunes më të pasurin nga komunat tjera. Që le të kuptohet se dimë të jemi të suksesshëm në punët tona private por nuk duam apo nuk mundemi të jemi njëlloj dhe në punët publike.

Pa dashur të mësoj apo udhëzoj dikë, por jemi bërë si lojtari Messi: ndyshe luan për Barcelonë ndryshe për Argjentinë. Sidoqoftë, gjithë këtë e quajë si auto-kritikë, për faktin se qyteti ka nevoj që ne të vetëdijesohemi. Nuk është e mjaftueshme veçse ta duam me fjalë, por me vepra dhe të punojmë për të, të japim e pastaj të marrim. Krenar dhe punë për qytetin!

Ilir HARASANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…