Edhe përkundër apeleve të shumta, çdo natë në rrugën magjistrale Ulqin-Adë në Shtoj mund të shihen kopetë e lopëve.
Për këtë arsye këtë vit ndodhën disa incidente me pasoja tragjike.
Nga Policia komunale kanë deklaruar se kafshët në të ardhmen do të sekuestrohen dhe mbas 24 orë mbajtje do të çohen në thertore, ndërsa kundër pronarëve do të ngritën padi penale.