Nuro Shata: TURIZMI – FAKTOR I RËNDËSISHËM NË ZHVILLIMIN E ULQINIT

dinoooTë gjithë ne e mbajmë mend dhe shpesh me nostalgji flasim për turizmin në qytetin tonë deri në vitet 1989. Kanë kaluar plotë 28 vite dhe ne ende nuk mund ta mbërrijmë numrin e atëhershëm të vizitorëve, si dhe të kemi ofertën e begatshme që e kemi patur deri në ato vite.
Duhet ditur që turizmi përbën një aktivitet ekonomik ose më saktë një tërësi aktivitetesh të mirë koordinuara me njëra tjetrën që kanë si qëllim plotësimin e nevojave të individëve,që lidhen me kohën e lirë dhe lëvizjen e njerëzve.Po ashtu duhet të dimë që sot turizmi përfaqëson një industri,sepse bëhet fjalë për aktivitete që synojnë shfrytëzimin e resurseve turistike,si dhe shëndrrimin e burimeve natyrore,njerëzore dhe burimeve kapitale në produkte dhe shërbime turistike.

Të gjithë ne e kemi të qartë se pozicioni gjeografik i Ulqinit në bregdet i jep atij mundësi për krijimin e bizneseve të ndryshme. Fitimet ekonomike dhe kostot e turizmit pasurojnë të gjithë qytetin ,në njërën mënyrë apo tjetrën.

Turistët nga e gjithë bota e vizitojnë qytetin tonë çdo vit , mënyrat me anë të së cilave këto turistë mbërrijnë në qytetin tonë janë;
-Në rrugë tokësore
-Në rrugë detare
-Në rrugë ajrore

Po të flasim veçmas për secilën nga këto mënyra duhet të jemi shumë të kënaqur me ktë numër të vizitorëve.Por çka duhet të bëjmë që këto mënyra të përmirësohen duke qenë të vetëdijshëm se asnjëra nuk mvaret direkt nga qytetarët e Ulqinit.

Turizmi ka të bëj me:
-Hyrjen e kapitaleve investuese
-Zhvendosja e teknologjisë moderne,njohurive teknologjike dhe aftësive drejtuese
-Ofrimi i shembullit për biznese vendase
-Sigurimi i cilësisë së shërbimeve,sigurisë dhe imazhit pozitiv të destinacionit
-Shtimi i konkurencës dhe i cilësis së shërbimeve

Në qytetin tonë kemi vetëm turizmin bregdetarë,por çka duhet bër që të bëjmë kushtet për një
-Turizëm kulturorë
-Turizëm malorë
-Turizëm shëndetsorë
-Turizëm i gjuetisë

Shpesh,të mos them çdo herë përsërisim që Turizmi është sektori më premtues ekonomik në Ulqin..Duhet ditur që veprimtaria turistike investuese përfshin të mirat materiale që nuk konsumohen menjëherë ,por destinohen të ofrojnë shërbimet ose aftësinë e tyre prodhuese në të ardhmen dhe në një periudhë kohore më të gjatë si mjete prodhimi të bizneseve turistike dhe të qytetit si destinacion që të përdoren në prodhimin turistik.
Investimet turistike shkaktojnë flukse ekonomike në veprimtarinë ekonomike nëpërmjet:
-Sektorit familjarë
-Sektorit prodhues
-Sektorit publik
Një ndër hapat më të rëndësishme që duhet të marrin bizneset turistike në qytetin tonë për të përmirsuar efektivitetin dhe inercionin e përpjekjeve të tyre në marketing është PLANI MARKETING.
Plani marketing mund të përfshijë
-Përcaktimin e objekteve të biznesit “Çfar do të arrish”
-Asistimi në mjediset e tregut “Cilët faktor mund të pengojnë përpjekjet marketing”
-Profilin e biznesit “Çfar burimesh janë të vlefshme”
-Zbatimin e planit “Si të bëhet plani që të funksionojë”
-Buxheti marketing “Sa duhet të shpenzosh që plani të jetë efektiv.”
Produkti kryesorë i bizneseve të turizmit janë eksperiencat çlodhëse dhe mikpritja.Faktorët që krijojnë vlerë në eksperiencat çlodhëse ndryshojnë midis njerëzve.Eksperiencat e turizmit përfshijnë 5 elemente e ato janë:
-Plani i udhëtimit dhe pritja e turistit
-Udhëtimin për në destinacion
-Eksperiencat në vëndqendrim
-Kthimi për në shtëpi dhe
-Kujtimet
Për një turizëm ashtu si kemi dëshir ne të gjithë ta kemi dhe për fat të keq gjër më tani ëndrrojmë është të jemi prezent në tregun turistik.
Elementet përbërës të tregut turistik jan;
-Subjektet tregtare të cilët janë bartësit e kërkesës dhe ofertës. Këtu bëjn pjesë agjensionet e ndryshme të udhëtimit me paketat e tyre,hotelet,restorantet,monumentet historike,kulturore etj.
-Objektet e këmbimit pra mallrat dhe shërbimet ku përfshihen shërbimet e hotelit,restorantit,mallra me karakteristika të vecanta kulturore etj.
-Çmimi,shprehja në vlerë monetare e vlerës së këmbimit.
Nëse më në fund i përkushtohemi punës së sinqertë dhe bazohemi në parimet dhe definicionet e lartpermendura ,mendoj se shpejt mund të presim “rehabilitimin ” e turizmit në Ulqin. Po që se vazhdojmë të punojmë me metoda të deritashme jam më se i sigurt që do të vazhdojmë të mbesim mbrapa dhe konkurentët tonë do ta shfrytezojnë.Në turizëm duhet planifikuar në afat të gjatë kohor dhe të mos presim që ti vjelim frutat menjëherë. Kjo pun do përkushtim,disciplin,dhe durim.
Nuro Shata – Turizmolog
Anëtar i listës “Me zemër përpara- UDSH”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa