NXITJE PËR GAZETARINË HULUMTUESE – TRAJNIM ME PËRFAQËSUES TË MEDIAVE DHE SHOQËRISË CIVILE

Fundjavën qe shkoi në Ulqin u organizua trajnimi dyditorë “Qeverisja e Mirë dhe Antikorrupsioni” i cili iu dedikua mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit patën mundësinë të forcojnë kapacitetet e tyre përmes një programi të veçantë trajnues në lidhje me gazetarinë e angazhuar, monitorimin si mjet për ndryshime në shoqëri, modelin dhe teknikat e monitorimit që përdorin BIRN & Internews Kosova (monitorimin e punësimeve në administratën publike, monitorimin e shpenzimit të parasë publike, monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave, etj).Ilustrim Horizonti

Po ashtu, trajnerët e programit prezantuan modelin e luftimit të korrupsionit përmes mediave sociale dhe mënyrat e krijimit të ekipeve të gazetarëve hulumtues, bazat e gazetarisë hulumtuese, ndërtimin e kredibilitetit dhe besueshmërisë në publik, përdorimin e infografikës për të transmetuar të dhënat e hulumtimit, etj.

Ligjërues dhe moderator të këtij aktiviteti ishin Jeta Xharra, udhëheqëse e BIRN dhe moderatore e “Jeta në Kosovë” dhe Faik Ispahiu, udhëheqës i Internews Kosova dhe themelues i Kallxo.com.

Përmes këtij programi është synuar të ndërtohet një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si kusht kryesor për një publik më të informuar në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë në përgjithësi.

Projekti realizohet nga OJQ Horizonti i Ri në bashkëpunim me gazetën “Koha Javore”, ndërsa mbështetet nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.Logo, Disclaimer

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer