OBAMA URON RAMAZANIN

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë te Ramazanit, Michelle dhe unë u dërgojmë urimet më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Për 1.5 miliardë myslimanët e botës, Ramazani është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim. Ramazani është gjithashtu mundësia për bashkimin e familjes dhe miqve dhe festimin e parimeve që lidhin njerëzit përmes besimeve të ndryshme – përkushtimin për paqe, drejtësi, barazi dhe mëshirë për njerëzit me të cilët jetojmë. Këto lidhje janë më të forta se sa ndryshimet që shpesh na ndajnë.

Ky muaj na kujton gjithashtu se liria, dinjiteti dhe mundësia janë të drejta të pamohueshme për të gjithë njerëzimin. Reflektojmë mbi këto vlera universale në kohën kur shumë qytetarë në mbarë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore vazhdojnë të luftojnë për këto të drejta themelore dhe ndërsa miliona refugjatë e festojnë Ramazanin larg shtëpive të tyre. Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë pranë atyre që punojnë për të ndërtuar një botë ku të gjithë njerëzit mund të shkruajnë të ardhmen e tyre dhe të praktikojnë besimin e tyre të lirë, pa frikë dhe dhunë.

Në Shtetet e Bashkuara Ramazani shërben si kujtesë se miliona amerikanë myslimanë na pasurojnë kombin çdo ditë – duke shërbyer në qeverinë tonë, duke udhëhequr zbulimet shkencore, duke krijuar punë dhe duke u kujdesur për fqinjët tanë në nevojë. Kam qenë i nderuar të hap një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë çdo vit për katër vitet e kaluara dhe këtë vit pres me padurim të ftoj amerikë myslimanë që kontribuojnë në vendin tonë si sipërmarrës, aktivistë dhe artistë.

U uroj myslimanëve në Amerikë dhe anekënd botës një muaj të bekuar me gëzimin e familjes, paqes dhe mirëkuptimit. Gëzuar Ramazanin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR
A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR

U.d.drejtoresha e Qendrës për kulturë Adriana Hoxha deklaroi se për shkak të shiut që ka rënë ditët e fundit, ndërtesa e këti institucioni ka pësuar vërshim të ujit në hapësirat e punës. “Gjendja më e

Rama: UJI DEPËRTOI NË TË GJITHA PJESËT E BIBLIOTEKËS
Rama: UJI DEPËRTOI NË TË GJITHA PJESËT E BIBLIOTEKËS

Shiu i dendur që ka rënë ditëve të fundit ka depërtuar në të gjitha pjesët e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, si dhe në shumë pjesë të objektit të Qendrës së Kulturës. “Fondi i librave, inventari i Bibliotekës,

Java e komunave: FITORE E ULQINAKËVE NË TIRANË
Java e komunave: FITORE E ULQINAKËVE NË TIRANË

Nënkryetari i Komnës së Ulqinit Beqir Sellaj dhe nënkryetarja e Bashkise së Tiranës znj. Keti Luarasi morrën pjesë sot në ndeshjen miqësore ndërmjet KK Ulcinj dhe KS Tirana U 18, ku djelmoshat tane korren

G.Karamanaga: Izet Luli – mësues, emigrant nga Shqipëria dhe veteran i shkollës shqipe në Ulqin
G.Karamanaga: Izet Luli – mësues, emigrant nga Shqipëria dhe veteran i shkollës shqipe në Ulqin

Rrëfimi 1 Ardhja në Ulqin Shtëpia e parë e Cafo Begut, ndodhej në Ranë. Ka qenë shtëpi e madhe, me verandë druri, me pamje kah deti. Kjo shtëpi, pas tërmetit 1979, u dëmtua shumë dhe u rrënua. Kujtimet

Supermarketi SARS: EDHE KËTË JAVË AKCIONI I MADHË
Supermarketi SARS: EDHE KËTË JAVË AKCIONI I MADHË

Ju ofrojmë çmimet më të volitshëm, më të ulëta nga asortimani ynë të produkteve. Mund të porositni produktet ne adresen tuaj të shtepisë: 067 040 016 Akcioni zgjat deri të dielën, me 27 nëntor.