OceanCare, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeaneve dhe detit, ka paralajmëruar që hulumtimet sizmike në Adriatik mund të rrezikojnë jetën në nëndetin kroat, shkruan portali kroat Index.hr.
OceanCare paralajmëron që në nëndet do të xhirohet me ndihmën e sinjalit të zërit me fuqi prej 240 decibel, që do të krijoj zhurmë të padurueshme, e cila sidomos i pengon delfinëve, por edhe banorëve tjerë të nëndetit.
Qeveria e Kroacisë me kompaninë Norvegjeze Spectrum ka nënshkruar kontratën rreth xhirimit sizmik 2D të nëndetit të Adriatikut, me qëllim hulumtimin e naftës dhe gazit. Projekti duhet të filloi vitin e ardhshëm.
Ka filluar dhe peticioni kundër këtij hulumtim.