Në një nga plazhet më atraktive të Ulqinit “Miami”, në kilometrin e dytë të Plazhit të madh, pak kohë më parë është hapur dhe auto kampi.Në hyrje të kampit gjendet recepcioni ku mysafirët mund të marrin shërbimin dhe informatat e nevojshme.
Në rreth 3000m2 të sipërfaqes përdoruese turistët kanë në dispozicion vendet e kyçjes në rrymë elektrike, krojet e ujit, si dhe nyjën e madhe sanitare e cila përmban dush kabinat, tualetet, lavamanët, lavatriçet, si dhe gropën për shkarkimin e wonmobil-it.Pozita e auto kampit është e jashtëzakonshme. Ndodhet në pjesën e pasme të plazhit, dinave të paprekura, si dhe freskisë së pishave dhjetëra vjeçare.
Në auto kamp, si dhe në restorantin e plazhit “Miami”, mysafirët mund të përdorin shërbimet e masazhit.