Organizata Turistike: APEL PËR PARAQITJEN E MYSAFIRËVE

Te nderuar bashkëqytetar, sezona verore ka filluar.

Ne si Organizate gjate ketyre muajve jemi munduar maksimalisht qe oferten e qytetit tone ta bejmë sa me joshese per te gjithe te interesuarit ne regjion dhe me gjere. Numri i madhe i vizitave ne rajon, Kosove, Maqedoni e Veriut, Shqiperi, Bosne dhe Hercegovin dhe Serbi, si dhe ardhja e nje numri te madhe te gazetareve ne Ulqin per tu njoftuar per se afermi me bukuritë dhe oferten turistike te Ulqinit si dhe manifestimet: Pro Beach Soccer per gazetaret sportive te regjionit si dhe „Netet e klipit shqiptar“, Ulqinin e kan promovuar ne menyren me te bukur te mundeshme.

Rezultat i të gjitha këtyre aktiviteteve është dhe numer i konsiderueshem i mysafirëve që nga ditët e para të majit dhe tani në qershor. Jemi optimist se do te kemi nje sezon te suksesëshme për të gjithë .

Duhet të cekim që për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia Covid19 dhe dështimit të sezonit të kaluar  kemi qen tolerant në kontrollën e paraqitjes së mysafirëve.

Situata nga tani do të ndryshoi dhe për atë apelojm te të gjithë qiradhanësit që të bëjn paraqitjen e mysafirëve.

Ju informojmë që Info Punktet e OT-se në:

  • Plazhin e vogel –H.A.Ulqinaku -067-067-544
  • Te shtepia e mallërave –bul. GJ.K.Skenderbeu-067-067-543
  • Te stacioni i autobuseve-Bul.Sami Frasheri -067-067-545
  • Ne Gjeran 2 –Bul.Teuta – 067-067-546
  • Ne Qender te Shtojit -067-067-547 dhe
  • Plazha e madhe Imperial hotel – 067-067-549,janë te hapur  cdo ditë nga ora- 07,00h – 20,00h.

Shumë shpejt do te hapen dhe infopunktet e reja nëpjesë  tjera të qytetit ,Pinjesh-rruga e Kosovës, te shkolla Boshko Strugar, në Gjerana bul.Teuta, në hyrje në Adë të Bunes, në Shtoj-hyrja ne plazhin Copacabana dhe ne Kruç.

Për detale me te hollësishme do ju informojme me kohe.

DREJTORI

GZIM HAJDINAGA

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi