Shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara “E drejta për jetë” të hënën dhe të martën, më 25 dhe 26 maj, nga ora 09:30 deri në 15:00, organizon trajnimin me temë “Vullnetarizmi dhe aktivizimi i të rinjve në Ulqin”.
Me këtë rast, siç thonë nga kjo organizatë joqeveritare, të gjithë të interesuarit do të njoftohen me aktivitetet më të reja të Shoqatës.









