Një grup entuziastësh të sëmurë nga sëmundja e sheqerit ka themeluar Organizatën Joqeveritare – Shoqata e Diabetikëve “Rrethi i kaltërt” – Ulqin.
Qëllimi parësor i Shoqatës është përmirësimi i pozitës dhe cilësisë së jetës të personave me diabet, familjeve të tyre, miqëve dhe të gjithë atyre tek të cilët ndikon kjo sëmurje. Përmes edukimit tentojmë të rrisim nivelin e kulturës shëndetësore, të përcjellim përvoja të ndryshme që kanë të bëjnë me shërimin e drejtë të kësaj sëmundje dhe të ndihmojmë njerëzve të kuptojnë se çka vërtetë është diabeti dhe se si jetohet me të.Synojmë poashtu të njoftojmë edhe opinionin me rëndësinë e parandalimit të dukurive të diabetit, organizimin e punishteve, tribunave dhe seminareve për të sëmurët nga diabeti dhe të interesuarit e tjerë për këtë gjendje, t’u ndihmojmë të sëmurëve të realizojnë të drejtat në shëndetësi etj.
Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin në Komunën e Ulqinit janë të evidentuar mbi 1200 të sëmurë nga sheqeri, por besohet se ka më shumë sish, të cilët për shkak të mosdijes, apo për arsye patriarkale nuk u lajmërohen mjekve. Për fat të keq në mesin e tyre ka shumë fëmijë dhe të rinj. Për këtë arsye njëra nga aktivitetet tona do të jetë edhe njohja me stilet e shëndetshme të jetës të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë njerëzit e shëndoshë, veçmas diabetikët.
Kurimi (mjekimi) i personave të prekur nga diabeti kërkon mjete të konsiderueshme financiare. Për fat të keq shteti ynë ende nuk e ka zgjidhur ashtu si duhet financimin e kurimit të kësaj sëmurje. Në të vërtetë, insulini nuk paguhet dhe tash për tash gjendet në barnatrore me sasi të mjaftueshme, por aparatet për matjen e sheqerit dhe mjetet përcjellëse (gjilpërat dhe trakat) janë mhjaft të shtrenjta.
Shoqata nga mjetet e donatorëve do të përpiqet që për shtresat më të reezikuara të sigurojë një numër të mjaftueshëm të aparateve, trakave dhe gjilpërave për matjen e rregulltë të sheqerit dhe një numër të caktuar të gjilpërave për aparate të insulinës.
Shoqata do të angazhohet që mjeku specialist endokrinolog të ordinojë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin së paku një herë në javë ose dy herë në muaj, sepse shkuarjet e deritashme në Tivar ose Podgoricë u ka shkatuar lodhje shtesë pacientëve.
Falënderojmë të gjithë ata që mendojnë se bëjmë një punë të mirë dhe se jemi në rrugë të mbarë t’u ndihmojmë qytetarëve të Ulqinit të sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Ne do të bënim edhe më shumë sikur të kishim mjete të mjaftueshme financiare.
Kryetari i Shoqtës është Izedin-Dino Ramoviq, kurse nënkryetarja Veneranda Gjonaj.