OJQ “Eduko Plus” nga Kraja po e zhvillon projektin “Edukimi për vlerat e shoqërisë civile”, të cilin e financon Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
“Qëllimi i projektit është zhvillimi i ndjeshmërisë interkulturore dhe interreligjioze, promovimi i shoqërisë civile dhe i edukimit për grupet e ndryshme kulturore”, tha koordinatorja e projektit Allmedina Doda.
Me këtë rast 20 nxënës të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” nga Ostrosi të shtunën vizituan Kalanë e Ulqinit, si dhe Tivarin dhe objektet më të mëdha fetare në atë qytet: Kishën e Shën Gjon Vlladimirit, Katedralen e Shën Pjetër Apostullit dhe Qendrën Islamike Kulturore dhe xhaminë Selimia.