OJQ: GJATË KËTIJ VITI NUK DO TË NDAHEN MJETET E KOMUNËS NË BAZË TË KONKURSIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë vitin 2017 nuk do të ndahen mjetet në bazë të konkursit për organizatat joqeveritare, njoftohet nga sektori civil.

Sepse, siç njoftuan, konkursi nuk është shpallë akoma, e ai duhet të jetë i hapur një muaj. Po ashtu, një muaj nevojitet që projektet të vlerësohen, ndërsa 15 ditë që të shpallen dhe nënshkruhen kontratat.

„Pra, edhe sikur të publikohet sot, konkursi për vitin 2017 nuk mund të realizohet gjatë këtij viti kalendarik“, pohojnë OJQ-të.

Me buxhetin e Komunës për vitin 2017 u planifikuan 40.000 euro për organizatat joqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…