OJQ Hapi i Gjelbër: Me OJQ Green Life filluan projektin “Liqeni i Shasit burim i pa prekur i Ulqinit”

Liqeni i Shasit, Sasko jezeroOJQ Hapi i gjelbër dhe OJQ Green Life kanë filluar realizimin e projektit “Liqeni i Shasit burim i pa prekur i Ulqinit”, i cili ka për qëllim të analizojë situatën aktuale në Liqenit të Shasit dhe të inicojë hapa të mëtejshëm drejt mbrojtjes së tij.

Realizimi i këtij projekti do ta kthejë Liqenin e Shasit në fokusin e interesit të publikut, si Ulqinit, ashtu edhe tërë Malit të Zi. Projekti do të analizojë politikat, mangësitë dhe nevojat si dhe efektivitetin e menaxhimit të Liqenit të Shasit. Institucioneve kompetente,

gjegjësisht Komunës së Ulqinit, do t’u jepen një seri rekomandimesh në lidhje me hapat e mëtejshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj zone. Analiza e lartpërmendur do të paraqitet në një tryezë të rrumbullakët që do të organizohet në tetor, e cila do të jetë një mundësi ideale për të diskutuar aktivitetet që duhet të zbatohen për të mbrojtur dhe ruajtur përgjithmonë këtë hapësirë.

Aktivitetet e këtij projekti përfshijnë forcimin e ekipit dhe punës ekipore, partneritete midis organizatave që punojnë për zbatimin e këtij projekti, si dhe shikueshmërinë e punës së organizatave, në lidhje me të cilat do të organizohet trajnimi dhe përgatitja e faqes në internet të OJQ Hapi i Gjelbër.

Realizimi i projektit zgjat gjashtë muaj dhe është mbështetur financiarisht nga FAKT përmes programit De facto të zhvillimit, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi përmes programit IPA 2016 Instrumenti të Shoqërisë Civile, dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do