Në botim të organizatës joqeveritare “Harmonia” këto ditë nga shtypi doli libri “Jeta dhe veprimtaria e sheh Tahir Kanaqit”.
Në mbi 280 faqe, me shumë fotografi, është treguar në detaj jeta e dijetarit të madh dhe autoritetit të pakontestueshëm fetar, shehut të rendit të dervishëve rufai, sheh Tahir Kanaqit (1907-1985) nga Kraja.
Në libër janë botuar edhe punimet nga tryeza e rrumbullakët e cila është mbajtur në vjeshtë të vitit 2012 në Ulqin, dhe e cila ishte e dedikuar këtij njeriu të shenjtë.