OJQ “Horizonti i ri”: ANALIZUAM PUNËN E VETËQEVERISJES VENDORE

 

Horizonti i ri, Novi HorizontOrganizata e shoqërisë civile “Horizonti i ri” njoftoi se në fillim të javës së ardhshme do t’i prezantojnë rezultatet e hulumtimit të punës së organeve të Vetëqeverisjes vendore, të realizuar gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti.

Ky hulumtim përfshinë vitin 2016 dhe gjysmën e parë të vitit 2017 dhe fokusohet në parimin e përgjegjshmërisë, i cili është një nga shtyllat e Reformës së Administratës Publike.

“Kemi monitoruar se si organet e Komunës së Ulqinit zbatojnë Ligjin për qasje të lirë në informata, veçanërisht, sa e respektojnë rregullin e publikimit proaktiv të informatave për punën e tyre. Synim i veçantë i këtij hulumtimi ka qenë monitorimi i zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë në Kuvendin e Komunës e pastaj edhe në organet tjera Administratës Vendore. Në fund të këtij procesi, kemi hartuar edhe një set rekomandimesh për përmirësimin e qasjes proaktive të informatave në organet e Vetëqeverisjes vendore, në kuadër të kornizës ekzistuese ligjore”, thanë nga kjo OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…