OJQ HORIZONTI I RI: Finalizimi i projektit me të rinjtë nga Ulqini e Tivari

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri shënon përfundimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës”, të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Podgoricë.

Përgjatë një periudhe dhjetëmujorë, tridhjetë të rinj nga Ulqini e Tivari u pajisën me njohuri dhe kompetenca në fushën promovimit të e dialogut tolerancës.

Cikli trajnues prej gjashtë moduleve kontribuoi në krijimin e një komunikimi efektiv midis të rinjve nga nga këto dy qytete, duke thyer barrierat gjuhësore dhe duke rritur komunikimin e tyre ndërkulturor.

Pjesëmarrësit e projektit patën mundësi të zhvillojnë një dialog konstruktiv me politikbërës si ne nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Vizita në Kuvendin e Malit të Zi iu krijoi atyre një pasqyrë më të qartë për proceset vendimmarrëse dhe për procedurat e hartimit të politikave publike.

Përmes sesioneve edukative, bashkëbisedimit me nxënës nga Ulqini që tani studiojnë në SHBA, si dhe përmes vizitës në Këndin Amerikan në Podgoricë, pjesëmarrësit e projektit patën mundësi që të njihen më shumë me kulturën, letërsinë, programet e studimit, historinë dhe vlerat qytetarisë amerikane.

Vizitat e ndërsjella studimore që ata organizuan në objektet fetare e kulturore të Ulqinit e Tivarit, ndikuan dukshëm në thyerjen e paragjykimeve, afirmimin e vlerave të përbashkëta, krijimin e miqësive të reja dhe forcimin e bashkëpunimit midis të rinjve.

Në fund të projektit, ata realizuan edhe një video të veçantë përmbyllëse, duke dhënë disa mesazhe publike që promovojnëdhe afirmojnë vlerat e edukimit ndërkulturor midis të rinjve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa