Sot në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, u nënshkrua MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI në mes të Komunës së Ulqinit dhe organizatës së shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, i cili parasheh hartimin e Planit Lokal të Veprimit për të rinj.
Në takimin në të cilin, përpos Kryetarit të Komunës z. Fatmir Gjeka, morën pjesë edhe nënkryetarët e komunës – z. Ardijan Mavriqi dhe z. Safet Beci, shefi i sekretariatit për veprimtari shoqërore z. Ahmet Aloshi si dhe përfaqësuesit e Horizontit të Ri (Nazif Veliqi, Sabina Osmanoviq, Renata Blenishta dhe Arben Husiq), u shkëmbyen informacione për nevojën, rëndësinë si dhe mënyrën e hartimit dhe të aprovimit të Planit të Veprimit për të rinj.
Marrëveshja e nënshkruar definon bartësit e aktiviteteve gjatë procesit të hartimit të Planit të Veprimit, detyrat e tyre si dhe afatet e realizimit.