Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i ri” ka njoftuar që nesër do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të problemeve dhe nevojave të të rinjve në komunë të Ulqinit, që është bërë në periudhën qershor-gusht të vitit 2014.
Rezultatet e hulumtimit do ti prezantojnë aktivistët e rinj- pjesëmarrës të projektit, ndërsa në konferencën për media gazetarëve do të ju drejtohen dhe përfaqësuesit e administratës lokale, thuhet nga kjo OJQ.
Shtohet që ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “POLITIKA PËR TË RINJ NË ULQIN”, i cili ka për qëllim punimin e Planit lokal të Aksionit për të rinjtë në këtë komunë.