Nga organizata joqeveritare “Horizonti i ri” njoftuan se të enjten, me 14 dhjetor, në “Pallatin Venecia” në Kala, me fillim në ora 11, do të mbahet seminar me temë “Qasja proaktive e informative në vetëqeverisjen vendore”.
“Seminari i është dedikuar funksionarëve lokal, zyrtarëve të organeve të administratës së Komunës, përfaqësuesve të sektorit civil dhe medieve dhe realizohet në kuadër të projektit “VETËQEVERISJA VENDORE PROAKTIVE DHE PJESËMARRJA E QYTETARËVE”, thanë nga kjo organizatë e shoqërisë civile.
Shtohet se ligjëruesit në këtë seminar do të jenë: kryetari i Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje të lirë të informatave Muhamed Gjokaj dhe koordinatori i programit juridik të MANS-it Vuk Jankoviq.