OJQ “Horizonti i Ri”: TË MËRKURËN PREZANTOHET PUBLIKIMI “ZËRI I QYTETARËVE PËR QEVERISJE TË MIRË”

Zeri i QytetareveNga OJQ Horizonti i Ri njoftuan se të mërkurën, me 29 korrik 2020 do të mbahet konferenca për media e cila organizohet në kuadër të projektit „Zëri im në komunën time“.

Në këtë konferencë do të prezantohet publikimi „Zëri i qytetarëve për qeverisje të mirë“, i cili është hartuar në bazë të hulumtimit të opinionit publik të zhvilluar në komunën e Ulqinit. Fokus i këtij hulumtimi ishte matja e nivelit të besueshmërisë së qytetarëve ndaj Vetëqeverisjes Lokale, si dhe vlerësimi i bashkëpunimit Komunë – qytetar. Mbledhja e të dhënave është realizuar në periudhën mars – maj të këtij viti. Rezultatet e këtij hulumtimi, në botimin e lartpërmendur, do të shpërndahen në këtë aktivitet.

Projekti “Zëri im në komunën time” përveç pjesës hulumtuese, ka përfshirë edhe trajnime të ndryshme për të rinjtë në komunën e Ulqinit. Aktivistët rinorë që ishin pjesë e këtij projekti, patën mundësinë që gjatë kohëzgjatjes së projektit të njihen me tema të ndryshme në lidhje me vetëqeverisjen lokale dhe të vizitojnë drejtpërdrejt organet e Komunës së Ulqinit.

Projekti realizohet në partneritet me OJQ „Ul-Info“ dhe Bibliotekën e Qytetit, mbështetur nga Ministria e Administratës Publike në Mali të Zi, në kuadër të programit “eDemokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho!”, në fushën e reformës së administratës publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi