OJQ iACT: PËRURIMI I LIBRIT TË DR. STEFAN ÇAPALIKUT

17021369708_ab13cacce9_oDiten e shtunë, me datë 6 maj në orën 18:00 në Galerinë e Qendres Kulturore Ulqin do të bëhet promovimi i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” i shkrimtarit, publicistit, dhe dramaturgut të njohur shqiptarë, Prof. Dr. Stefan Çapaliku.

Romani zhvillon ngjarjet përgjatë një periudhe gati njëzetvjeçare, në qytetin e Shkodrës . Dy gozhdët, që mbajnë të tërhequr litarin e ngjarjeve, janë ngulur në vitin 1967, kur Shqipërinë e shpallin shtet ateist dhe në vitin 1985, kur vdes ai që e shpalli.

Romani nisë turrin tregimtar ndërsa jashtë po shkatërroheshin institutet e religjionit dhe brenda po lindte një institut i ri besimi, që ishte televizori, media.

Autobiografik, romani është një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit, përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Sipas autorit, ky nuk është as romani i heronjëve ndër thonjëza, e as romani i heronjëve me H të madhe…

Ju ftojmë në një promovim ku secili prej nesh do të mund të bëhet protagonist i një diskutimi të hapur rreth letërisë së sotme shqiptare, dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…