Organizatat joqeveritare nga Ulqini, Mali i Zi dhe jashtë vendit nga të cilat disa janë të kyçura në zgjidhjen e këtij problemi më shumë se 20 vite, si dhe përfaqësuesit e të tre konfesioneve, mbas mbledhjeve të shumta, takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, peticioneve, tubime masive, shëtitjeve protestuese, mbas materialit të dokumentuar dhe studimesh të institucioneve eminente për pakujdesin dhe shkatërrimin e palejueshëm të Ullishtës në Valdanos, mbas 35 viteve pritje, kanë sjell vendim që në aksionin qytetarë të fillohet me revitalizim.
Pritet që javën e ardhshme udhëheqësit e tyre të takohen me përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike të cilët i kanë përfaqësuesit në kuvendet e Malit të Zi dhe Ulqinit.
Organizatat joqeveritare të grumbulluara në “Grupin për Valdanos” pohojnë që bëhet fjalë për çështje me rëndësi jetësore nga aspekti ekonomik dhe ekologjik dhe që kjo është njohur edhe në Ligjin për ullishtari, ku Ullishta e Valdanosit, së bashku me Ullirin e vjetër në Tivar, dhe Ullirin e Madh në Budva, janë vendosur nën mbrojtjen e veçantë të shtetit.