Organizatat e shoqërisë civile nga Ulqini i kanë dërguar këtë letër Sekretariatit për veprimtari shoqërore, të Komunës së Ulqinit:
Organizatat joqeveritare me seli në Ulqin, duke analizuar rrethanat e përgjithshme në nivel lokal dhe atë shtetëror, kur bëhet fjalë për raportet dhe obligimet e vetëqeverisjes lokale ndaj OJQ-ve, ju parashtrojnë këto kërkesa:
1. Që sa më parë të ndërmerren veprimet përgatitore për shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve OJQ-ve lokale, për vitin 2014.
Arsyetim: Koha që nevojitet: për t’u mbledhë Komisioni, për të caktuar prioritetet e konkursit, për të formuluar tekstin, për ta shpallur në mjetet e informimit; pastaj, afati prej 30 ditësh që konkursi qëndron i hapur, puna e komisionit në kontrollimin dhe vlerësimin e projekteve, publikimi i rezultateve, hartimi i kontratave dhe nënshkrimi i tyre dhe në fund pagesa e granteve të fituara, mund të jetë më e gjatë se deri në fund të vitit kalendarik.
2. Që të realizohen punët operative nga pika 1, ju përkujtojmë se Komuna më parë duhet t’iu paguaj OJQ-ve pjesën e mbetur (50%) nga viti i kaluar, në mënyrë që ata ta përmbyllin kornizën financiare të projekteve të filluara.
Duke vlerësuar se Komuna e Ulqinit, në organizatat e shoqërisë civile llogaritë si në partnerë seriozë, që me përkushtim punojnë në ndërtimin, zhvillimin dhe afirmimin e komunitetit lokal, besojmë se këtë kërkesë do ta shqyrtoni me prioritet.
OJQ-të lokale:
Monitoring Group Ulqin – MOGUL
Horizonti i Ri
Qendra për marrëdhënie ndëretnike – PAX
OJQ “UL-INFO”
SOS telefoni për gra dhe fëmijë viktima të dhunës – Ulqin
Shoqata e prindërve të fëmijëve me pengesa në zhvillim – Ulqin
Shoqata e artistëve dhe intelektualëve ART CLUB
Fondacioni “Studenti”
Shoqata e bjeshkatarëve RUMIA
Shoqata e gruas ANIMA
OJQ “Creative City”
Fondacioni LIKA
OJQ “Harmonia”