Shoqata për kafshët e pastrehë “Panda” gjatë përkrahjes së banorëve të Krruçit, të cilët kundërshtojnë hedhjen e plehrave nga Budva, në vend ngjarje u bind në gjendjen katastrofave në ish deponinë “Hija”. Shumë kufoma kafshësh janë hedhur në të gjithë anët, gjë që tregon për papërgjegjësinë dhe sjelljen johumane të kafshëve të ngordhura, pra edhe në përgjegjësinë e madhe të dikujt.
“Kjo që ndodh me kafshët e pastrehë në këtë qytet është dëshmi i paligjshmërisë dhe papërgjegjësisë së kompetentëve, të cilët janë të kompetentë për përkujdesjen e tyre, si dhe për veprimin pas ngordhjes. Dihet që Ulqini nuk ka azil për kafshët e pastrehë, e mos të flasim për kafileri në të cilët sipas ligjeve ekzistuese dhe rregullave humane duhet të trajtohen kafshët e pastrehë dhe ato të ngordhura”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqate duke ftuar drejtuesit e Komunës dhe të gjithë përgjegjësitë, si dhe organet inspektuese që urgjentisht të zgjidhin problemin me kafshët e pastrehë dhe ato të ngordhura.