Organizata joqeveritare “Shepka”, e cila numëron më shumë se 80 anëtarë aktiv, kryesisht gjuetarë dhe dashamirës të natyrës, ka marrë iniciativën që terreni i gjuetisë në Ulqin të pasurohet me fazanë.
Prandaj të dielën, me 19 shkurt, në Qendër për kulturë, me fillim në ora 19, do të organizohet mbrëmje donatore.
“Duke pas parasysh pozitën gjeografike të Ulqinit dhe klimën e butë mesdhetare, kemi marrë iniciativën që terrenin tonë të gjuetisë ta pasurojmë me fazanë. Tashmë kemi kontaktuar fazanerinë në Vojvodinë për të blerë fazanë të rritur”, thanë nga OJQ “Shepka”.
Xhiro llogaria e kësaj OJQ-je e hapur tek CKB është 510-924580-86.