OJQ: TAKIM I SUKSESHËM ME KRYETARIN E KUVENDIT

 

OJQ“Dje u zhvillua një takim i suksesshëm i OJQ-ve lokale me Kryetarin e Parlamentit lokal, z. Loro Ndrekiq”, është kumtuar nga OJQ “Horizonti i ri”.
Siç thuhet në informacion, takimi u zhvillua me kërkesën e organizatave të shoqërisë civile, e cila edhe u mirëprit nga Kryetari i Kuvendit. Ky aktivitet u mbështet në nenin 179 të Statutit të Komunës, i cili parasheh që Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Komunës organizojnë takime pune me OJQ 2organizatat joqeveritare, së paku një herë në vit.

Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit shprehi gatishmërinë që këto takime të organizohen disa herë në vit, pasi i shërbejnë forcimit të partneritetit në mes të Qeverisjes Vendore dhe sektorit joqeveritar, në dobi të zhvillimit të përgjithshëm të komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi