Një grup i organizatave joqeveritare ka iniciuar nënshkrimin e peticionit për vendosjen e moratoriumit në ndërtimin në bregdetin malazez.
Për këtë qëllim është iniciuar online peticioni me titullin “Të shpëtojmë bregdetin”(Spasimo obalu), i cili është i qasshëm në lidhëzën http://www.peticije24.com/spasimo_obalu.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të provojmë të shpëtojmë atë çfarë mund të shpëtohet, sepse dëmet e shkaktuara nga ndërtimi me plan, pa plan dhe ilegal, si dhe me devastimin e hapësirës dhe mjedisit jetësor, kanë lënë pasoja të mëdha ekologjike dhe ekonomike në shoqërinë tonë, për shkak të të cilave e pësojnë gjeneratat e sotme dhe do ta pësojnë edhe gjeneratat e ardhshme”, thuhet në apel.