Organizatat e shoqërisë civile, MOGUL, Horizonti i ri dhe Alfa centar, kanë njoftuar se nesër do të mbahet panel diskutimi “Mali i Zi para dyerve të NATO-së”.
Tubimi fillon në ora 14 në hapësirat e OJQ “Mogul” dhe “Horizonti i ri”, në vendbanimin Kodra, Ulqin.
Në panel do të flasin ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Podgoricë Mitja Moçnik, Xhemal Peroviq nga Mogul-i, Dritan Abazoviq nga URA dhe Aleksandar Dedoviq nga Alfa centar.
Qëllimi i panel diskutimit është që me përfaqësuesit e administratës lokale, partive politike dhe organizatave joqeveritare nga Ulqini të bisedohet për përparësitë e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.