OJQ-të pyesin: ÇKA NDODHI ME KËSHILLIN PËR VETËQEVERISJE LOKALE?

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjOrganizatat joqeveritare nga Ulqini kanë shprehur pritshmërinë që në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit komunal do të zgjidhen anëtarët e Këshillit për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.

“Kanë kaluar tashmë 70 ditë prej kur ka përfunduar procedura e kandidimit për këtë trup jashtëzakonisht të rëndësishëm të vetëqeverisjes lokale”,  deklaruan aktivistët civil duke theksuar që është detyrim statutor (neni 191) që ky këshill duhet të formohet 60 ditë mbas konstituimit të Kuvendit komunal.

Këshilli për mbrojtjen dhe zhvillimin e qeverisjes lokale ekziston në të gjitha komunat në Mal të Zi si mjet efikas i mbrojtjes së lirive dhe të drejtat e qytetarëve dhe të vetëqeverisjes lokale në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi