Online peticioni: TË SHFUQIZOHET NP “TË MIRAT DETARE”

Bokeski forumForumi i Bokës (Bokeški forum) ka iniciuar sot nënshkrimin e peticionit online për shfuqizimin e NP “Të mirat detare”.

Siç transmeton Boka news, kjo parti lokale e cila ka këshilltarin në Kuvendin komunal të Tivatit është kritik i ashpër i mënyrës se si Qeveria e Malit të Zi në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe NP “Të mirat detare” nga Budva menaxhon resurset më me vlerë në komunat bregdetare – detin dhe bregdetin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Bokës, bregdetit dhe Malit të Zi që të nënshkruajnë peticionin për shfuqizimin e NP“Të mirat detare” për shkak të marrëdhënies së saj ndaj bregdetit, banorëve dhe sjelljes nënshtruese ndaj manjatëve të përshtatshëm politik”, tha kryetari i FB, dr. Andrija Petkoviq.

Peticionin mund ta plotësoni në linkun:  http://bokeskiforum.me/peticija-bokeskog-foruma/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi