Ish kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga është anëtarë i ri i Këshillit ekzekutiv të Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi (ONT MZ).
Ai në këtë funksion, me propozim të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit është zgjedhur në Kuvendin e ONT, i cili është mbajtur fundjavën e kaluar në hotelin “Palas” në Petrovac.
Pro emërimit të Hajdinages kanë votuar dhe përfaqësuesit e Organizatës turistike të Ulqinit.
Këshilli ekzekutiv i ONT të Malit të Zi numëron pesë anëtarë.