Edhe këtë vit mysafirët që pushojnë në Mal të Zi mund të thërrasin numrin special 08000 1300 për informatat dhe sugjerimet, ankesat dhe lëvdatat.
“Shumica e thirrjeve deri tani kishin të bënin me informatat dhe kishim disa ankesa, të cilit kishin të bënin me mosrespektimin e rregullave, me zhurmën, qiradhënien ilegale të akomodimit, uzurpimin e hapësirave në plazhe dhe mungesën e higjienës komunale”, thonë nga Organizata Nacionale Turistike (NTO).
Turistët, siç shtohet, më së shumti interesohen për plazhet, manifestimet, numrat e shërbimeve, regjistrimin e akomodimit, taksën e banimit dhe orarin e vozitjes.
Call Qendra është çdo ditë pune në shërbim të qytetarëve dhe turistëve prej orës shtatë deri në ora 15.