Më pak se dhjetë për qind e atyre që thirrën në gusht Call Qendrën e Organizatës nacionale turistike (ONT) ishin nga Ulqini.
Siç njoftohet nga ONT, nga kjo komunë janë regjistruar 41 thirrje, ndërsa ankesat kryesisht kishin të bëjnë me zhurmën, qiradhënien jolegale të akomodimit dhe mosrespektimin e rregullit të plazhit.
Janë shënuar edhe, si shtohet, disa ankesa për mosdhënien e faturave fiskale dhe prishjen e rendit dhe qetësisë, si dhe grumbullimin e mbeturinave.
Call Qendra e ONT 1300 është në dispozicion turistëve 24 orë në ditë për të gjithë informacionet, sugjestionet, ankesat dhe lavdërimet.