Sipas të dhënave të organizatave lokale turistike në Mal të Zi në ditën e sotme pushojnë 115.215 turistë, që është në nivelin e vitit të kaluar, është lajmëruar nga Organizata nacionale turistike.
Në këtë organizatë thonë që rritja më e madhe prej 11 për qind shënohen në Budvë. Kësaj i kontribuojë Festivali Sea dance i cili përfundojë mbrëmë dhe të cilin për tre ditë e kanë vizituar 80 mijë persona.
Në Ulqini, sipas këtyre të dhënave, vizita është diçka më e dobët se vjet. Më së shumti vizita shënojnë kampet dhe hotelet.
Punëtorët turistik në Ulqin thanë që vala e mysafirëve në rivierën e Ulqinit nisi të mërkurën, me stabilizimin e motit.