Kryetari i Klubit të këshilltarëve të Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq ka thënë që në Ulqin më nuk dihet kush është pushtet, e kush opozitë. “Nuk mbahet mend në praktiken politike që një parti opozitare ka mundësin, e nuk dëshiron ti shkarkoj kundërshtarët politik. Kjo më së miri shihet në shembullin e PDS-ës i cili nuk dëshiron të përkrah iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës”, tha ai dhe vlerësoi që “PDS dhe Forca planifikojnë të ndajnë tortën e pushtetit në Ulqin”.
Dhe kryetarja e Klubit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Hatixha Gjoni mendon që me qëndrimet dhe pozicionimin e vet PDS ka treguar që më shumë është në anën e Cungut. “Këto qëndrime janë sigurisht që kanë një arsye, gjegjësisht janë të motivuar me dëshirën për rikomponim në skenën politike”, tha ajo duke shtuar që Cungu e ka humbur përkrahjen.
Ajo theksoj që shtrohet pyetja a është kryetari i tanishëm i komunës legjitim apo jo. “Pikërisht për këtë arsye duhet të flitet në Kuvend”, tha Gjoni.
Dhe këshilltarja e Frontit Demokratik Lilana Gjurashkoviq pohon që për këtë gjë duhet të hapet diskutimi në Parlamentin komunal. “Ato që ikin nga diskutimi përball qytetarëve të cilët i zgjodhën nuk meritojnë më përkrahjen e tyre”, vlerësoi ajo.