Përfaqësuesit e Partisë socialdemokrate dhe Lëvizjes qytetare URA kanë njoftuar se për shkak të ndryshimit të shumicës parlamentare duhet të formohet Komisioni i ri komunal zgjedhor në Ulqin.
Këtë organ momentalisht e përbëjnë anëtarët e partive të cilët kanë shumicën në Parlamentin lokal.
Sipas dispozitave të ligjit, prej pesë anëtarëve në përbërje të rregullt, opozitës i takojnë dy anëtarë, njëri prej të cilëve është edhe sekretari i KKZ-së.