Opozita: NË SIRTARE PLANET DHE KËRKESAT PËR KOMPLETIMIN E PARCELAVE

Planet ne shkafShefi i klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezagiq ka akuzuar në mbledhjen e sotme udhëheqësinë e Kuvendit komunal që bënë përzgjedhjen e vendimeve të cilat i vendos në rend të ditës. “Në sirtare ju qëndrojnë disa plane detaje urbanistike dhe kërkesa për kompletimin e parcelave, të cilët kaluan të gjitha procedurat”, tha ai duke shtuar që “shumica e tanishme parlamentare është e papërgjegjshme dhe joserioze, e përveç kësaj edhe sillet në mënyrë arrogante”.

Vetëm për shkak të gatishmërisë së këshilltarëve të PSD-së dhe Frontit demokratik Parlamenti lokal sot kishte mundësi të punonte, sepse ato pranuan ti bënin kuorum shumicës qeverisëse. “Do të jem këtu gjithmonë kur të mendojë që vendimet janë në interes të qytetarëve të Ulqinit”, tha këshilltari i FD-së Millan Rolloviq.

Duke vlerësuar si të papërgjegjshme sjelljen e pushtetit, shefja e Klubit të këshilltarëve të Unionit demokratik të Shqiptarëve Hatixhe Gjoni tha që prej disa anëtarëve të partive në pushtet ka marr kritika që në mbledhjen e djeshme të Këshillit për financa ka votuar pro propozimit të qeverisjes lokale për dhënien me qira të pronës në Shtoj për ndërtimin e akva-parkut!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi