Opozita për plotësimin e Planit të objekteve të përkohshme: MANIPULOJNË LOKACIONET, SHKELIN LIGJET

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitPërfaqësuesit e opozitës në Parlamentin lokal kanë njoftuar se pushteti ekzekutiv në mënyrë të paligjshme tenton të shtyjë plotësimin e Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016, transmeton “Dan”.

Siç thuhet, këtë plotësim e ka nënshkruar kryetari i Komunës Nazif Cungu, edhe pse nuk kishte të drejtë, sepse kjo gjë është kompetencë e Kuvendit, i cili edhe ashtu është në periudhën e seancave të rregullta.

“Si është e mundur që kryetari të sjell një vendim të tillë në mes dy mbledhjesh?”, pyetet shefi i Klubit të këshilltarëve të PSD-së Skender Elezagiq duke shtuar se ka përshtypjen që bëhet fjalë për manipulimin e lokaliteteve të përkohshme për individ të caktuar.

Këshilltari i PSP Andrija Qetkoviq ka thënë se plotësimi i planit është akt i sjell jashtë ligjit, statutit dhe rregullores.

Pritet që për këtë pikë të rendit të ditës këshilltarët të deklarohet në vazhdimin e mbledhjes, e cila pritet të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…