Disa këshilltarë të opozitës kanë deklaruar për këtë medie që shqyrtojnë mundësinë që në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit të hapet hetimi parlamentar për “rastin Parking”.
“Vlerësojmë që është në interesin publik që të mblidhen të gjithë informatat dhe faktet mbi veprimin e organeve komunale në këtë rast”, thanë ato duke theksuar që duhet kontrolluar “kush, kur dhe me cilën procedurë ka vendosur ta ndërtojë atë objekt të famshëm, si dhe kur është fituar leja e ndërtimit për fillim të këtij ndërtimi”.
Ish kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar që kjo punë në tërësi ishte e ligjshme dhe transparente. “Çdo gjë është bërë sipas ligjit dhe në pajtim me Programin e rregullimit hapësinor”, tha ai.