Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që është i habitur me të dhënat dhe akuzat që i ka paraqitur kryetari i komunës Nazif Cungu dhe nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq. Ai tha që në vitin 2009 kryetari i atëhershëm i komunës Gëzim Hajdinaga ka pru vendimin për punimin e Studimit lokal të lokalitetit për vendbanimin ekoturistik Shas. “Në atë kohë isha nënkryetar i komunës dhe e di që mbas dhënies së pëlqimit nuk jemi marr me detaje, gjegjësisht përfshirjen dhe sipërfaqen. Nuk e di a kishte në ndërkohë ndryshime dhe shkelje të ligjit dhe nuk dëshiroj të jap vlerësime paushall”, tha Zenka për “Dan”.
Kryetari i Këshillit komunal të PSP-së Andrija Qetkoviq ka thënë për këtë gazetë që ky rast ka dëshmuar vlerësimet e kësaj parti që pushteti komunal është zhytur në korrupsion. “Ky nuk është i vetmi tjetërsim i pronës shtetërore në Ulqin, sepse ka shumë. Sipas disa treguesve janë tjetërsuar rreth dy milion metër katror të pronës shtetërore. Janë shumë indikative shkrimi i pronës në Lima dhe intervenimet e ndryshme në plane të cilat ishin nën kompetencat e PSD-së”, tha ai.
Qetkoviq shtoi që karakteristikat e këtij pushtetit, por edhe i shumicës së pushteteve të kaluara në Ulqin ishte korrupsioni, nepotizmi dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare, kështu që, siç shtoi, të gjithë që përcjellin skenën vendore nuk mund të jenë të befasuar me akuzat e partnerëve të deridjeshëm të koalicionit