Opozita: ZGJEDHJET E REJA OSE QEVERISJA E PËRKOHSHME

Kuvendi, Hatixhe Gjoni, SkupstinaShefja e klubit të këshilltarëve të Unionit demokratik të Shqiptarëve Hadixhe Gjoni ka deklaruar që diçka duhet të ndryshohet në funksionimin e komunës. “Zgjedhjet e reja ose qeverisja e përkohshme deri në shtator. Ato thjesht nuk funksionojnë pa ne”, ka thënë ajo për “Vijesti” për shkak të problemeve të shumicës parlamentare të sigurojë kuorumin për fillimin e seancës së Kuvendit komunal.

Sipas fjalëve të këshilltarit të Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq, ky pushtet është hap mbrapa. “Për një qind ditë asgjë nuk kanë bërë përveç që në vazhdimësi kanë shkel ligjet dhe statutin”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti ka thënë që Ulqini ka parlament cilësor. “Kemi opozitë konstruktive, sepse kemi nganjëherë vështirësi të sigurojmë kuorumin për shkak të obligimeve të këshilltarëve tanë, të cilët janë dhe deputet të Parlamentit e Malit të Zi”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi