Në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mërkurën u mbajt tubimi rajonal “Administrata publike dhe OJQ – të – si të arrihet bashkëpunimi dhe mirëbesimi thelbësor?”.
Në tubim u prezantua hulumtimi të cilin e realizoi Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO), e që ka të bëjë me bashkëpunimin dhe mirëbesimin e ndërsjellët në mes administratës publike dhe OJQ-ve.
Në tubim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, gjersa në emër të vetëqeverisjes vendore në Ulqin përfaqësuesit e organizatorëve dhe organizatat joqeveritare nga Ulqini dhe Tivari i përshëndeti nënkryetari i Komunës Astrit Hoxha.