Orari i lokaleve: NË SEZONË NJË ORË MË SHUMË

Ulqini, UlcinjMe Ligjin për mbrojtjen nga zhurma, të cilin pak kohë më parë e ka miratuar Parlamenti malazez është parashikuar që lokalet në vend që të punojnë deri në mesnatë, të punojnë një orë më shumë.

Deri në ora një pas mesnate muzika e lartë do të mund të dëgjohet nga lokalet gjatë sezonit turistik.

Pronari i lokalit nga Ulqini Ivan Koçoviq në deklaratën për Antena M ka përshëndetur këtë vendim. “Sigurisht që kjo do të jetë kontribut për qytetin dhe për ne që punojmë në hotelieri, do të rritet numri i turistëve, numri i të rinjve, puna do të shkoj më mirë, absolutisht jam për këtë gjë”, tha ai.

Me zgjatjen e orarit të punës shkon dhe toleranca më e vogël ndaj shkelësve të ligjit. Me ndryshime të reja dënimi minimal për personin përgjegjës do të rritet nga 30 në 100 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…