Organizata Turistike e Ulqinit: Manifestimi “Shporta e Vjeshtës” do të mbahet vetëm të shtunën, më 31 tetor

Organizata Turistike e Ulqinit njofton opinionin publik se manifestimi “Shporta e Vjeshtës”, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 31 tetor dhe 1 nëntor, do të zhvillohet vetëm të shtunën, më 31 tetor 2026, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike të paralajmëruara për ditën e diel.

Programi i plotë i paraparë për të dielën, më 1 nëntor, do të realizohet të shtunën, më 31 tetor.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe vizitorët të na bashkohen dhe të shijojnë programin e pasur kulturo-argëtues, produktet tradicionale dhe atmosferën e bukur vjeshtore.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi